TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Dritan Leli u rikonfirmua sot për një tjetër mandat në krye të bashkisë së Vlorës.
Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, në përfundim të numërimit të votave në 220 kuti votimi, Dritan Leli rezulton fitues me 29 733 vota ose 94,21% të tyre.
Ndërsa kandidatja tjetër Valbona Mezini rezulton se ka marrë 1827 vota./m.m/j.p/