Xhaçka: Vota e sotme, votë për demokracinë

TIRANË, 30 Qershor /ATSH/ -Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka votoi ditën e sotme në qendrën 1852 në kopshtin “Nils Holgerson”.

Ajo u shpreh se, vota e sotme është një votë për demokracinë pasi sot nuk fitojnë vetëm kandidatët por të gjithë shqiptarët.

“Kjo është një ditë e mirë sepse nuk do të fitojnë vetëm kandidatët në garë, por do të fitojnë të gjithë shqiptarët që historia e cenimit të të drejtës së votës të mos ndodh asnjëherë, aq më pak me pazare politike dhe aq më pak akoma me dhunë ”, tha Xhaçka.

“Dhe nuk ka rëndësi nëse është një parti , nëse janë 5, nëse janë 10. E drejta e gjithë shqiptarëve fiton gjithmonë dhe këto janë zgjedhje për popullin jo për partitë. Gara ka qenë e hapur, partitë kanë qenë të lira që të garonin më kandidatët e tyre. Sot jemi këtu edhe zgjedh populli”, tha Xhaçka.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.