Ballina Bota

BERLIN – Merkel: E hapur për kompromis për presidencën e KE-së

BERLIN, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi sot se mund të hiqte dorë nga kandidati i saj për presidencën e Komisionit Europian, në mënyrë që institucionet europiane të mund të funksiononin normalisht.

”Nuk mund të jetë kandidat për presidencën e Komisionit vetëm ai që është paraqitur në Parlamentin Europian nga Këshilli Europian dhe kjo nuk varet vetëm nga unë. Unë dëshiroj që kjo të arrihet në përputhje me parimin e spitzenkandidat, por nuk mund të them sot se ky do të jetë rasti në fjalë’’, u shpreh kancelarja gjermane përpara deputetëve.

Sistemi i ashtuquajtur “Spitzenkandidat” kërkon që grupimet kryesore politike të BE-së të zgjedhin kandidatin e tyre për kryesinë e Komisionit Europian./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Gjermania një partnere e dobët
Artikulli tjetër5-mujori/ Eksportet bujqësore arrin vlerën 14.9 miliardë lekë