Ballina Bota

GJERMANI – AKK: Asnjë bashkëpunim CDU-AfD

BERLIN, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Është e paimagjinueshme që një kristian-demokrat  të bashkëpunojë me partinë AfD, deklaroi kreu i Bashkimit Kristian-demokrat,  Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) duke i mbyllur përfundimisht dyert gjithkujt që ngrinte hipotezën e bashkëpunimit mes centristëve dhe populistëve të krahut të djathtë gjerman, të cilët kanë mbështetje edhe ekstremistët.

Sipas AKK, AfD është “të paktën pjesërisht” një formacion që “nuk ka një vijë të qartë ndarëse nga e djathta radikale, që krijoi kushtet për vrasjen e Walter Luebcke”, në Kassel në natën mes 2 dhe 3 qershorit, ku u arrestua një ekstremist i djathtë”, deklaroi Karrenbauer.

”Për këtë arsye, asnjë bashkëpunim nuk është i mundur”, theksoi ajo./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet më 30 qershor, Kolegji Zgjedhor rrëzon dekretin e Metës
Artikulli tjetërSTUDIM – Nuk ka ndryshime mes produkteve ushqimore në Lindje dhe Perëndim të BE-së