BERLIN, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Është e paimagjinueshme që një kristian-demokrat të bashkëpunojë me partinë AfD, deklaroi kreu i Bashkimit Kristian-demokrat, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) duke i mbyllur përfundimisht dyert gjithkujt që ngrinte hipotezën e bashkëpunimit mes centristëve dhe populistëve të krahut të djathtë gjerman, të cilët kanë mbështetje edhe ekstremistët.
Sipas AKK, AfD është “të paktën pjesërisht” një formacion që “nuk ka një vijë të qartë ndarëse nga e djathta radikale, që krijoi kushtet për vrasjen e Walter Luebcke”, në Kassel në natën mes 2 dhe 3 qershorit, ku u arrestua një ekstremist i djathtë”, deklaroi Karrenbauer.
”Për këtë arsye, asnjë bashkëpunim nuk është i mundur”, theksoi ajo./ /os/ a.jor.
