Ballina Flash

FOTO/ Përfundon restaurimi i mbulesës së Mozaikut të Tiranës

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ – Mozaiku i Tiranës, monument kulture i kategorisë I, është siti arkeologjik më i vizituar i kryeqytetit.

Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës në Sektorin e Tiranës, po kryejnë një punë sistematike, e cila bëhet periodikisht për mirëmbajtjen dhe kujdesin e veçantë për objektet që ndodhen aty, pasi kanë një vlerë të veçantë historike dhe kulturore.

Në këtë mozaik ka përfunduar restaurimi i mbulesës së Mozaikut të Tiranës, i realizuar nga sektori i Tiranës i DRKK Durrës.

Është përfunduar në këtë kuadër rilyerja e gjithë konstruksionit metalik, rivendosja e mbulesës së Mozaikut, vendosja e ulluqeve horizontale dhe vertikale, vendosja e tendave për mbrojtjen e mozaikut nga shirat që vijnë nga ana e veriut, vendosja e zinxhirëve për të penguar hyrjen e paautorizuar mbi Mozaik.

Më pas do vijohet me vendosjen e disa rrjetave mbrojtëse dhe ndriçimi, i cili do ta bëjë të vizitueshëm monumentin edhe në orët e vona. /a.a//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNxënësit e klasave të nënta testuan sot njohuritë në Gjuhën Shqipe
Artikulli tjetër200 vende të reja pune në Përrenjas, Balla: Shqipëria vend i sigurt për investime