WELLINGTON, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Një tërmet me magnitude 7,4 ballë goditi sot në mëngjes Zelandën e Re në Oqeanin Paqësor, në afërsi të ishujve Kermadec, një zonë e pabanuar. Mbrojtja civile lëshoi alarmin menjëherë pas lëkundjeve të para të tokës.
Lëkundja u ndje rreth orës 10:55 (22:55 GMT e shtunë), me një thellësi rreth 34 kilometra, dhe në 928 kilometra në verilindje të qytetit të Tauranga-s, në ishullin e Veriut.
Sipas Qendrës së paralajmërimit të cunamit në Paqësor, me dallgë të paktën 30 centimetra lartësi mund të përfshijnë disa ishuj në Paqësorin jugor, Samoa-n amerikane, ishullin Cook, Fixhi dhe Zelandën e Re.
‘’Rryma të forta dhe të rrezikshme dhe stuhi të papritura parashikohen përgjatë vijës bregdetare. Kjo përbën një kërcënim për aktivitetet në plazhe, në portet, në ngushtica si dhe për lundrimin e anijeve të vogla’’, bëri të ditur në komunikimin e parë mbrojtja civile e Zelandës së Re./ /v.b/






















