Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Të mënjanohen provokimet në Detin e Omanit

BRUKSEL, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Shefja europiane e diplomacisë, Federica Mogherini bëri thirrje sot që të evitohen të gjitha provokimet në rajonin e Detit të Omanit, pas incidenteve pranë brigjeve të Iranit, ku dy naftëmbajtëse janë shënjestruar nga sulme.

“Rajoni nuk ka nevojë për arsye të tjera për destabilizim dhe tensione dhe për pasojë, Përfaqësuesja e Lartë ripërsërit thirrjen e saj për përmbajtje maksimale dhe për të evituar çdo provokim”, deklaroi Maja Kocijancic, zëdhënësja e Mogherinit.

“Jemi duke mbledhur informacione mbi këtë incident”, theksoi ajo.

”Ekuipazhet e dy naftëmbajtëseve janë evakuuar nga anijet e tyre të përfshira nga flakët pasi kishin qenë shënjestra e një sulmi”, sipas pronarit japonez të njërës prej anijeve./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidenti mban anën e opozitës jashtëparlamentare, nuk përfaqëson më popullin
Artikulli tjetërT’i themi ndal akteve antikushtetuese të Presidentit për të minuar të ardhmen europiane