Ballina Bota

IRAN – Abe: Askush nuk do luftën

TEHERAN, 12 qershor /ATSH-ANSA/ – Askush nuk do luftë dhe Japonia do të kryejë rolin e saj për të evituar një konflikt ushtarak, deklaroi kryeministri japonez, Shinzo Abe gjatë konferencës për shtyp të përbashkët me presidentin e iranit Hassan Rohani në Teheran, ku ndodhet në kuadër të një misioni tre ditor në kërkim të një ndërmjetësimi mes SHBA-së dhe Iranit.

“Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten dhe ekziston rreziku i një konflikti ushtarak, pra është e nevojshme që të parandalohet rreziku i shpërthimit aksidentalisht i një lufte”, shtoi Abe, duke ftuar Iranin që të ketë një rol konstruktiv për këtë çështje.

Kryeministri japonez i kërkoi gjithashtu Teheranit që të vazhdojë bashkëpunimin e tij pozitiv me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA). /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak28-vjetori i PS-së/ Balla: Na gjen në një moment të rëndësishëm, nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Artikulli tjetër28 vjetori, Veliaj: PS nuk i ikën betejave, forca transformuese e Shqipërisë