TIRANË, 9 qershor/ATSH/- Punësimi në vendin tonë po vijon me ritme të shpejta, ku vetëm gjatë një javë kanë filluar punë 868 persona në të gjithë vendin.
Sipas statistikave të punësimeve për çdo qark, për periudhën 17-23 maj, në Berat janë punësuar 31 persona, në Durrës 35, Fier 35, Korçë 33, Dibra 22, Elbasani 30, Gjirokastër 6, Kukës 9, Lezhë 20, Tiranë 163, Vlorë 152, Shkodër 29 të punësuar.
/a.fortuzi/e.caushi/






















