Ballina Bota

AUSTRALI – Sekuestrohen 1,6 tonë metilfetaminë me vlerë 837 milionë dollarë

MELBURN, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Autoritetet australiane kanë sekuestruar një sasi rekord prej 1,6 tonësh metilfetaminë (e njohur si ”akulli”), në qytetin e Melburnit.

Agjentët australianë të Forcave Kufitare (ABF) zbuluan sasinë të fshehura brenda altoparlantëve të një dërgese mallrash detare nga kryeqyteti tajlandez Bangkok.

‘’Në total, u zbuluan 1,596 tonë metilfetaminë dhe 37 kilogramë heroinë’’, bëri të ditur  Policia Federale Australiane (AFP) në një deklaratë për shtyp.

‘’Vlera e konfiskuar arrin në 837 milionë dollarë”, thuhet në deklaratë.

Nuk pati arrestime dhe autoritetet po vazhdojnë me hetime të mëtejshme./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShën Petërburg – Krasniqi: Media rol të paanshëm në konfliktet botërore dhe raportuese e së vërtetës
Artikulli tjetërLeja e qarkullimit dhe certifikata e pronësisë së mjetit, sipas modelit gjerman