Dokumente të DPSHTRR më të sigurta, sipas modelit ndërkombëtar pa rritur tarifat për qytetarin
TIRANË, 7 qershor /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka nisur punën për formatet e reja, dizenjim e rikompozim, dhe draftndryshimet në Udhëzimet përkatëse për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për Lejen e Qarkullimit Kombëtare/Certifikatë Pronësie Mjeti sipas modelit gjerman.
DPSHTRR njofton se gjithashtu edhe certifikata e dëshmi që deri më sot janë letra e kartona, do të vijnë në versione plastike, smartcard.
Qëllimi i kësaj nisme është sofistikimi cilësor i dokumenteve për të rritur sigurinë e tyre si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në anglisht.
Ndërkohë që përmbushja e standardeve europiane në këto shërbime si në formate më praktike dhe rezistente, siguron jetëgjatësi të tyre dhe i bën të pafalsifikueshme.
e.xh/ /a.g/













