Ballina Bota

SUEDI – Vdes ish-presidenti i UEFA-s, Johansson

STOKHOLM, 5 qershor /ATSH-DPA/ – Lennart Johansson, presidenti më i vjetër në shërbim të organizmit europian të futbollit, UEFA, vdiq në moshën 89-vjeçare, njoftoi Federata Suedeze e Futbollit.

”Johansson vdiq të martën në moshën 89-vjeçare”, njoftoi shoqata në një deklaratë.

Ai shërbeu si president i UEFA-s nga viti 1990 deri në vitin 2007 dhe ishte një nga drejtuesit e transformimit dhe riemërtimit të Kupës Evropiane në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, në vitin 1992.

“Lennart Johansson është udhëheqësi ynë më i madh ndërkombëtar i futbollit dhe asnjë qytetar suedez nuk ka pasur një ndikim të ngjashëm në futbollin botëror”, tha në një deklaratë presidenti i Shoqatës Suedeze të Futbollit, Karl-Erik Nilsson./   /os/ /em/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Edmond Budina, vlerësohet me dy çmime në festivalin e filmit në Itali
Artikulli tjetërTrafikonin shtetas në SHBA e Kanada e Angli, dosja shkon në gjykatë