Ballina Bota

BM- Johnson: Partia Konservatore rrezikon shpërbërjen

LONDËR, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – Partia Konservatore britanike rrezikon potencialisht zhdukjen në rast se nuk arrin të realizojë Brexit, deklaroi Boris Johnson, një nga kandidatët kryesorë të karriges së Theresa May, gjatë një takimi me dyer të mbyllura me pjesëmarrjen e 80 parlamentarëve.

Sipas shtypit britanik, Johnson vuri në dukje se ”është thelbësore që Britania e Madhe të dalë nga BE deri në fund të tetorit duke përjashtuar edhe zgjedhjet e parakohshme edhe një referendum të dytë, i cili do të ishte absolutisht antidemokratik”.

Ish-ministri i Jashtëm ka premtuar se nëse do të bëhet kryeministër, do të përpiqet të rinegociojë me Brukselin marrëveshjen Brexit të planifikuar nga May.

”Kjo marrëveshje thjesht nuk funksionon”, deklaroi ai./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDivjakë, nxënësit me autobus në shkollën moderne të Këmishtajt
Artikulli tjetërSHBA – Trump fiton betejën ligjore për ndërtimin e murit