Ballina Bota

SHBA – Trump fiton betejën ligjore për ndërtimin e murit

UASHINGTON, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – Fitore ligjore e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mbi çështjen e murit me Meksikën.

Drejtësia amerikane ka hedhur poshtë përpjekjet e demokratëve për të ndaluar përkohësisht presidentin nga përdorimi i fondeve të Departamentit të Mbrojtjes për të ndërtuar murin.

Gjykatësi Trevor Mcfadden, i emëruar nga presidenti amerikan, vendosi që demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, nuk mund të ankohen tek drejtësia për këtë çështje, sepse kushtetuta nuk u garanton atyre mundësinë për ta bërë këtë./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM- Johnson: Partia Konservatore rrezikon shpërbërjen
Artikulli tjetërKINË – Pekini gjobit ”Ford”-in për shkelje të ligjit antimonopol