Ballina Bota

POLONI – Duda riformaton qeverinë

VARSHAVË, 4 qershor /ATSH-PAP/ – Presidenti polak, Andrzej Duda caktoi sot ministrat e rinj të qeverisë së kryeministrit, Mateusz Morawiecki.

Riformatimi i qeverisë vjen pas zgjedhjeve në Parlamentin Europian.

Jacek Sasin mori postin e zëvendëskryeministrit, ndërkohë që Marian Banas u caktua ministër i Financave, në vend të Teresa Czerwinska.

Bozena Borys-Szopa mori postin e ministres së Punës duke zëvendësuar Elzbieta Rafalska.

Dariusz Piontkowski mori postin e ministrit të Arsimit, në vend të Anna Zalewska.

Ndërkohë, Elzbieta Witek mori postin e ministres së Brendshme në vend të Joachim Brudzinski./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakModernizimi i laboratorit në spitalin e Fierit, rritet numri i personave që kryejnë analizat
Artikulli tjetërInfrastruktura rrugore, prioritet i investimeve në Zharrëz