Modernizimi i laboratorit në spitalin e Fierit, rritet numri i personave që kryejnë analizat

TIRANË, 4 qershor/ATSH/-Qytetarët e Fierit përfitojnë shërbim shëndetësor cilësorë falë dy aparaturave të reja në laboratorin e analizave në Spitalin Rajonal të Fierit.

Modernizimi i aparaturave ka mundësuar jo vetëm shërbimin cilësorë por edhe rritjen e numrit të analizave të qytetarëve të këtij qarku ku prej 1 viti kryejnë afër vendbanimit të tyre edhe analizat hormonale të tiroides.

“Që me vendosjen e dy aparaturave të reja (autoanalizatori biokimik dhe aparati hormonal magnum) në laboratorin e analizave në Spitalin Rajonal Fier është shtuar numri i analizave dhe qytetarët e këtij qarku tashmë prej 1 viti kryejnë afër vendbanimit të tyre edhe analizat hormonale të tiroides”, bën të ditur personeli mjekësor i Spitalit Rajonal të Fierit.

Ndërkaq, prej kohësh banorët e Fierit nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për një konsultë neurologjike, pasi shërbimi shëndetësor tashmë ofrohet pranë vendbanimit të tyre.  Po kështu, më 10 mars të këtij viti, në spitalin rajonal të Fierit është vënë në funksionim për herë të parë, pavijoni i ri i Hemodinamikës, investim i qeverisë për të përmirësuar shërbimin e kardiologjisë.

Që prej muajit shkurt, aty janë kryer 28 koronarografi, vendimtare për diagnostifikimin e sëmundjeve të rënda të zemrës. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.