Ballina Flash

Tërmetet në Korçë, kandidati i PS për Kolonjën viziton banorët e prekur

TIRANË, 3  qershor/ATSH/ – Për të qenë sa më pranë banorëve të Kolonjës në këtë situatë jo të zakontë, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Kolonjë, Erion Isai së bashku me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale të Qarkut Korçë, si dhe me deputeten e zonës Elisa Spiropali vizituan banorët e fshatit Qafëzez, i prekur më së shumti nga tërmeti. Për banorët e prekur nga kjo situatë është bërë i mundur akomodimi i menjëhershëm në ambiente provizore, furnizimi me ushqime dhe sigurimi i kushteve bazike. Gjithashtu kandidati ka ofruar gatishmërinë e tij personale për të ndihmuar çdo banor të Kolonjës.

“Për të gjithë banorët e Kolonjës, të afërm të tyre që janë prekur nga tërmeti i orëve apo momenteve të fundit e ju nevojitet ndihmë, të më kontaktojnë. Jam disponibël vetë personalisht!” – shprehet Isai.

Nga tërmetet që përfshinë zonën  e Korçës në 2 ditët e fundit, shumë prej banesave janë shkatërruar dhe janë bërë të pabanueshme në fshatin Floq.

Emergjencat Civile kanë strehuar banorët nëpër çadra ushtarake, ndërsa Kryeministri Edi Rama premtoi ditën e sotme se pas inventarit të dëmeve do të nisë dëmshpërblimi dhe rindërtimi i tyre.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet, betejë se si do të jetë Shqipëria pas 30 qershorit
Artikulli tjetërRama: Shqipëria nuk mund të njolloset si vend absurd ku nuk mbahen zgjedhjet