Ballina Bota

MEKSIKË – Obrador: Dialog me Trump për migracionin e paligjshëm

MEKSIKO, 31 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador i dërgoi dje një letër homologut amerikan, Donald Trump, ku e fton për dialog pas, njoftimit të këtij të fundit të taksave doganore në drejtim të Meksikës, pas akuzave për tolerancë të tepruar në dosjen e migracionit të paligjshëm.

“Ju informoj se nuk dua konfrontim”, shkruan Obrador.

”Unë propozoj thellimin e dialogut për zgjidhje të problemit të migracionit’’, vazhdon presidenti meksikan duke njoftuar ndërkohë vizitën, ditën e premte në Uashington, të një delegacioni të vendit të tij./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZyrtare, Antonio Conte emërohet trajner i “Interit”
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Nëse BM lejon Huawei, ndërpresim shkëmbimin e informacioneve sekrete