Ballina Flash

Sergio Ramos drejt largimit nga “Real Madrid”, ofertë nga Kina

TIRANË, 28 maj /ATSH/ – E ardhmja e Sergio Ramos duket gjithnjë e më larg “Realit të Madridit”.

Pas plot 14 vitesh në Santiago Bernabeu kur në vitin 2005 la “Sevillan” për “Los Blancos”, kapiteni Ramos ka vendosur t’i japë lamtumirën klubit “merengues”, e gjitha kjo si pasojë e një oferte të çmendur nga Lindja e Largët.

Media e afërt me madrilenët, “El Chiringuito”, jep lajmin e bujshëm se kapiteni i ka kërkuar presidentit Florentino Perez ta lërë të lirë dhe t’i japë lejen e kalimit pa paguar para, pasi ka një ofertë nga Kina.

33-vjeçari duket shumë i tunduar nga oferta e majme aziatike dhe nuk mund të rezistojë. Klauzola e lirimit mund të prishë transferimin, prandaj dhe lojtari ka diskutuar direkt me presidentin e tij. Palët mund të ndahen në paqe.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGattuso largohet nga “Milan”
Artikulli tjetërGJERMANI -SPD: Reflektim pas zhgënjimit në zgjedhje