BERLIN, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Kemi nevojë për një kontroll mbi problematikat që qeveria gjermane e kryesuar nga kancelarja Angela Merkel do të duhet të përballojë tani e tutje, deklaroi Andrea Nahles, kreu i SPD-së, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve për në Parlamentin Europian.
Nalhes e konsideroi këtë rezultat si ”katastrofik” për partinë e saj, që mbështet ekzekutivin, së bashku me bashkimin CDU-CSU.
”Verifikimet do të fillojnë javën e ardhshme”, deklaroi ajo.
Kancelarja Merkel arriti të fitonte në zgjedhjet parlamentare europiane, por me një rezultat më të dobët se ai i vitit 2014./ /os/ a.jor.























