Ballina Flash

Gattuso largohet nga “Milan”

TIRANË, 28 maj /ATSH/ – Pas Leonardos, që pritet të zyrtarizojë largimin nga “Milani” këtë të martë, edhe trajneri Rino Gattuso, ka vendosur të japë dorëheqjen, pas dështimit për të siguruar një vend në Champions për sezonin e ardhshëm.

Një një prononcim për “Repubblica” Ringhio ka deklaruar se po i jep fund me “Milanin”.

“Nuk është e thjeshtë të vendosësh për t’u larguar nga ‘Milani’, por është një vendim që duhet ta marr pas 18 muajve si trajner i një skuadre që për mua nuk do të jetë kurrë si të tjerat. Gjatë këtyre muajve kam jetuat me një pasion të madhe, janë muaj të paharrueshëm”, tha Gattuso.

Ai konfirmoi gjithashtu se heq dorë edhe nga paga e dy viteve të mbetura. “Po, sepse historia ime me ‘Milanin’ nuk mund të jetë kurrë çështje parash”, tha ai.

Ky është një mesazh lamtumirë për trajnerin që kishte kontratë me “Milanin” deri në qershor të vitit 2021 me një pagë 5.5 milionë euro në total.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Merkel: Marrëveshje të shpejtë për postet në BE
Artikulli tjetërSergio Ramos drejt largimit nga “Real Madrid”, ofertë nga Kina