TIRANË, 24 maj /ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja zhvilloi sot një takim me socialistët e lagjes “Emin Matraxhiu”, në njësinë administrative nr. 1.
Llatja është duke zhvilluar takime të përditshme me banorë të bashkisë që ai kërkon të drejtojë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, me synim mbledhjen e problematikave për hartimin e një projekti gjithëpërfshirës për bashkinë.
“Diskutuam objektivat, pritshmëritë dhe organizimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit”, theksoi Llatja pas takimit. /j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.





















