Ballina Bota

PRAGË – Mijëra manifestues për pavarësinë e drejtësisë

PRAGË, 21 maj /ATSH-AFP/ – Mijëra persona manifestuan sot në Pragë kundër ministres së re të përfolur të Drejtësisë, të cilën e akuzojnë se po frenon ndjekjet gjyqësore kundër kryeministrit Andrej Babis, i dënuar për vjedhje të mundshme të subvencioneve europiane.

“Jemi të paktën 50 000 këtu, ku 10 000 vijnë nga më shumë se një mijë komuna nga i gjithë vendi”, deklaroi shefi i OJQ-së organizatore të manifestimit, Mikulas Minar.

Ky është manifestimi i katërt dhe më i madhi kundër emërimit të ministres, Marie Benesova që prej fillimit të protestave në fund të prillit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Rruga e Barrikadave në kryeqytet me ndriçim LED
Artikulli tjetërEkonomi: Nuk ka studentë në protestë, janë militantë të PD-së dhe LSI-së