Ballina Flash

​Haradinaj takim me rektorin dhe dekanët e UP-së

PRISHTINË, 14 maj /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marian Dema si dhe disa dekanë të fakulteteve të këtij Universiteti.

Haradinaj deklaroi se Universiteti i Kosovës është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë sonë.

“Biseduam posaçërisht për mundësinë e modernizimit dhe rifunksionalizimit të laboratorëve, rritjen e efektshmërisë së instituteve nëpër fakultete, si dhe rigjenerimin e kapaciteteve kadrovike në fushat deficitare, veçmas në inxhinierinë elektrike dhe në fushën e matematikës”, – tha Haradinaj.

Në këtë takim, si nismë e rrugëtimit që Universiteti i Prishtinës të jetë në hap me trendet bashkëkohore të arsimit, u dakordua që të bëhet një plan operacional që përfshin rishqyrtimin e normativave ligjore të arsimit të lartë. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtesta e opozitës, Policia: 22 të proceduar për dhunë ndaj efektivëve
Artikulli tjetër​Suksesi në Beograd, O’Connell dhe Bytyqi përgëzojnë nxënësit e shkollës “Faik Konica”