Kërcënimi ndaj Borchardt, Soreca: E dënojmë me gjithë zemër

TIRANË, 13 maj /ATSH/ – Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me grafitet në apartamentin ku jeton ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Ai shprehet se në një demokraci moderne nuk ka vend për veprime të tilla.

“E dënojmë me gjithë zemër frikësimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt. Dënojmë grafitet dhe të gjitha mënyrat e tjera që janë përdorur kundër tij, kundër autoritetit të tij zyrtar. Nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne”, shprehet Soreca në reagimin e tij. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.