Ballina Bota

ROMË – 55 emigrantë shpëtohen në brigjet e Libisë

ROMË, 9 maj /ATSH-AFP/ – Pesëdhjetë e pesë emigrantë u shpëtuan sot në Mesdhe në dy operacione të shpëtimit të drejtuara nga marina italiane dhe një anije humanitare, gjë që rrezikon të shkaktojë një tjetër përballje në portet italiane për zbarkimin e tyre.

Marina italiane njoftoi fillimisht se kishte shpëtuar në përputhje me ligjin ndërkombëtar, 36 emigrantë në një gomone në ujëra ndërkombëtare në brigjet e Libisë.

Personat e shpëtuar u gjetën rreth 75 milje detare (rreth 140 kilometra) nga brigjet libiane nga anija patrulluese Cigala Fulgosi në kuadër të operacionit italian “Mare Sicuro”, sipas një komunikate të marinës.

Në mbrëmje, anija humanitare ‘’Mare Jonio’’ njoftoi nga ana e saj se kishte pritur në bordin e saj 29 persona (përfshirë një fëmijë një vjeç dhe tre gra njëra shtatzënë) në mes të detit rreth 40 milje detare (rreth 75 kilometra) nga brigjet libiane./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – David Beckham i hiqet patenta për gjashtë muaj
Artikulli tjetërPakti për Universitetin/ 29 studentë ekselentë në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit