Ballina Bota

BRUKSEL -Juncker: Krahasimi i Tusk me Hitlerin i neveritshëm

BRUKSEL, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Duhet të luftojmë kundër ekstremizmit populist, por nuk mund të luftojmë me slogane të pavlera ose sulme personale që po rriten në Evropë dhe ky fenomen nuk është një gjë e re, deklaroi dje presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

”Kam parë ditët e fundit se miku im, Donald Tusk është krahasuar me Hitlerin dhe Stalinin. Kjo është e papranueshme, është vërtet e neveritshme”, shtoi ai.

”Këto akuza nuk duhet të ndodhin në debatin demokratik europian. Ne duhet të luftojmë kundër populistëve dhe ekstremistëve, jo me fjalë, por me vepra”, përfundoi Juncker./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: BE të respektojë arritjet tona përmes realizmit të lëvizjes së lirë
Artikulli tjetërShkodër/ Premtonte për marrjen e provimit të licencës në mësuesi, arrestohet