FOKUS – Deputetët gjermanë: Përkujtimore për viktimat polake të Rajhut III

VARSHAVË, 6 maj /ATSH-PAP/ – ”Gazeta Wyborcza” njoftoi se një grup parlamentarësh të Bundestagut kanë bërë thirrje për një përkujtimore në Berlin kushtuar viktimave polake të Rajhut III.

Sipas saj, thirrja e tyre e publikuar nga e përditshmja ”Tagesspiegel” është menduar si një impuls i ri për debatin në vazhdim në lidhje me përkujtimin e viktimave polake nga gjermanët në Berlin.

“Berlini ka nevojë për një vend ku polakët dhe gjermanët të takohen,” shkruhet në kërkesën e firmosur nga anëtarët të grupit parlamentar polako-gjerman, përfshirë Manuel Sarazin nga Green Party, Dietmar Nietan nga SPD, Aleksander Mueller nga FDP, Thomas Nord nga Die Linke dhe Paul Ziemiak, sekretari i përgjithshëm i CDU.

Autorët e kërkesës theksuan se ajo ishte e një rëndësie të veçantë për marrëdhëniet dypalëshe dhe nënvizuan se njohuritë rreth politikës gjermane në Poloninë e pushtuar dhe vrasjet e kryera atje në vitet 1939-1945 janë të pamjaftueshme në Gjermaninë e sotme.

Ata gjithashtu theksuan se duke shikuar drejt një të ardhmeje të përbashkët paqësore, ata janë të bindur se vetëdija e pastër gjermane për historinë e përbashkët është themeli i marrëdhënieve të mira.

“Është detyra jonë të kujtohemi për gjenocidin gjerman gjatë luftës dhe pushtimit në Poloni dhe të gjejmë një vend të përshtatshëm përkujtimi”, shkruhet në kërkesë./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.