Ballina Aktualitet

Ruçi: Ushtarakja Zarife Hasanaj, dëshmore e paqes

TIRANË, 6 maj /ATSH/ – Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shprehu sot ngushëllimet për rënien në krye të detyrës në misionin në Letoni të ushtarakes Zarife Hasanaj.

″Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të ushtarakes Zarife Hasanaj, pjestare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila  humbi jetën në krye të detyrës, si pjesë e grupit xhenier të misionit të NATO-s për demontimin e minave në Letoni. Zarife Hasanaj ra në krye të detyrës, si një dëshmore për paqen dhe mbrojtjen e jetëve të fëmijëve dhe qytetarëve letonezë. U uroj shërim të shpejtë majorit Klodian Tanushi dhe rreshterit Julian Kapaj, të cilët u plagosën gjatë këtij misioni. Shqipëria është krenare për bijtë e saj që kontribuojnë në misionet e NATO-s, në mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe jetëve njerëzore anembanë globit″, thuhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka: Dhimbje e madhe humbja e dëshmores së Forcave të Armatosura
Artikulli tjetërFOKUS – Deputetët gjermanë: Përkujtimore për viktimat polake të Rajhut III