Ballina Bota

FOKUS – FB në ofensivë kundër ekstremistëve të rrezikshëm

UASHINGTON, 3 maj /ATSH-AFP/ – Facebook nisi të enjten një ofensivë të re kundër promotorëve të fjalimeve ekstremiste, të dhunshme, antisemitiste, raciste apo komplotiste, përfshirë figura të njohura amerikane, Louis Farrakhan, lideri i organizatës “Nation of Islam”, dhe Alex Jones, themeluesi i ueb-it  “Infowars”.

”Ne i kemi ndaluar gjithmonë individët apo organizatat që promovojnë apo propagandojnë dhunën apo urrejtjen, cilado qoftë ideologjia’’, njoftoi kompania.

Ajo shtoi se kishte fshirë përfundimisht llogaritë dhe përmbajtjet që lidhen me gjashtë personalitete apo ueb-in “Infowars”, pasi vlerësoi se ata po hynin në kategorinë e ‘’individëve dhe organizmave të rrezikshëm’’.

Këto vendime janë gjithashtu të vlefshme për Instagram-in.

Rrjeti social, ashtu si platformat e tjera të internetit, në mënyrë të përsëritur akuzohet se nuk fshin në kohë reale publikimet problematike apo tronditëse.

Masakra në mars në dy xhami të Christchurch në Zelandën e Re, një sulm i kryer nga një supremacist i bardhë, e evidentoi sërish si çështje.

Agresori e publikoi sulmin drejtpërdrejtë në Facebook.

”Procesi i vlerësimit për shkelje të mundshme (rregullat e përdorimit të rrjetit social) është shumë i detajuar dhe kjo na shtyu të vendosim për të fshirë këto llogari nga sot”, shtoi një zëdhënëse e kompanisë në një email drejtuar medias./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Shkodër, rikonstruktohet rruga “Lodërtune”
Artikulli tjetërBankat miratuan 87% të aplikimeve për kredi, në 6 mujorin e dytë 2018