TIRANË, 3 maj/ATSH/ – Në rrugën “Lodërtune” në Shkodër kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e saj.
Rikonstruksioni i plotë i kësaj rruge me gjatësi 260 metra linear, është bërë i mundur nga investimi me vlerë 100 milionë lekë.
E shoqëruar nga banorë të zonës, kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka parë nga afër punimet e realizuara.
Si në të gjitha ndërhyrjet e tjera të bashkisë është filluar me punimet nëntokësore dhe konkretisht linja KUZ, linja KUB, linja e ujësjellësit, në tërë gjatësinë e rrugës 260 metra linear.
Më pas, punimet kanë vazhduar në sipërfaqe me sipërfaqe asfaltike 1165 metra katrorë, trotuare betoni me krehje sipërfaqe variabël, ndriçim LED të integruar dhe sinjalistikë horizontale dhe vertikale. /k.s/j.p/




















