Bankat miratuan 87% të aplikimeve për kredi, në 6 mujorin e dytë 2018

TIRANË, 3 maj /ATSH/- 87% e aplikimeve për kredi, u miratuan nga sistemi bankar në vend, në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë ka nisur një vrojtim me bankat tregtare, për të krijuar një ide më të saktë rreth ecurisë së kërkesës dhe ofertës për kredi. Informacion lidhur me numrin total të aplikimeve për kredi të marra, duke i klasifikuar në aplikime të pranuara, të refuzuara dhe në shqyrtim, sipas BSH-së rezulton se vetëm 11% e kërkesave u refuzuan, ndërsa 2% ishin në proces shqyrtimi.

Të dhënat e detajuara tregojnë se shkalla e refuzimit të kërkesës për kredi është në shifra minimale dhe është ndjeshëm më e ulët në bankat me kapital shqiptar.

Sipas shifrave të fundit, bankat shqiptare kanë refuzuar vetëm 7,4% të aplikimeve për kredi, ndërsa bankat e huaja kanë refuzuar një përqindje gati dy herë më të lartë, me 14,1%. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.