Ballina Aktualitet

Finalizohet operacioni për goditjen e veprimtarisë në fushën e narkotikëve

TIRANË, 3 maj/ATSH/ – Policia e Korçës ka finalizuar operacionin “Ndjekja” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit të Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Ndjekja”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Th.Dh., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan edhe 20 000 euro si edhe 10 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShahini: Së shpejti miratohet paketa me ndryshime në Kodin Penal
Artikulli tjetërEKUADOR – Një suedez arrestohet me dyshimin si bashkëpunëtor i Assange