Ballina Aktualitet

Protesta e opozitës në Kukës/ Nxënësit nga Kosova bllokohen në trafik, nisin vallen

TIRANË, 2 prill/ATSH/ – Protestat e opozitës kanë krijuar radhë të gjata makinash dhe njerëzish të bllokuar në trafik në akset kryesore të vendit.

Gjatë protestave nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve, të cilët kërkonin që të kalonin për të shkuar në destinacionet e tyre.

Por gjatë protestës ka pasur edhe nga ata persona të cilët kanë ditur që ta menaxhojnë kohën e tyre për mirë, duke i kaluar në harmoni orët e bllokimit.

Disa nxënës nga Kosova të cilët po ktheheshin nga Tirana kanë mbetur të bllokuar në trafik në Kukës, kanë zbritur nga autobusët dhe kanë filluar të kërcejnë dhe të këndojnë, në pritje të zhbllokimit të rrugës.

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit e opozitës filloi në orën 18:00 dhe zgjati rreth dy orë.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTensione në protestën e opozitës në Durrës, kalon me vështirësi autoambulanca
Artikulli tjetërVizat, Cakaj: Presim që KE të kthejnë prapa një vendim të motivuar politikisht