Ballina Bota

GJERMANI – Pritet një tjetër verë e thatë për vendin

BERLIN 24 prill /ATSH-ANSA/ – Në vitin 2019, Gjermania po shkon drejt një vere tjetër të thatë, ndoshta më keq se ajo e mëparshmja. Ky është alarmi i ngritur nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD).

”Dëmi i shkaktuar nga mungesa e shiut për bujqësinë dhe për lumenjte verën e kaluar mund të ndikojë edhe në trashëgiminë pyjore këtë vit”, raporton DWD.

“Në qoftë se moti i thatë do të vazhdojë në muajt e ardhshëm, jo vetëm që thatësia e 2018 do të përsëritej, por mund të ishte shumë më keq”, tha drejtoria për Meteorologjinë Bujqësore.

‘’Fillimi i sezonit vegjetativ gjen këtë vit një terren më të thatë se mesatarja e të njëjtës periudhë të viteve të mëparshme, madje edhe vitin e kaluar, veçanërisht në landet e Gjermanisë Lindore’’, sipas saj./ /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – FAA fillon shërbimin postar me dron
Artikulli tjetër68 vjet Forcat Ajrore, Xhaçka: Jemi në proces modernizimi