Ballina Aktualitet

68 vjet Forcat Ajrore, Xhaçka: Jemi në proces modernizimi

TIRANË, 24 prill/ATSH/ – Forcat Ajrore pjesë e Forcave të Armatosura kujtojnë sot 68-vjetorin e krijimit të tyre. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, të mërkurën, ka kujtuar këtë ditë, duke nënvizuar faktin se kjo Forcë Ajrore është në proces modernizimi.

“Arma e Aviacionit ka pasur ulje-ngritjet e saj që prej krijimit 68 vjet më parë. Gati 7 dekada më pas, Forca jonë Ajrore është në proces modernizimi e ri ngritjeje”, thekson Xhaçka.

Sipas saj finalizimi i modernizimit është dhe marrëveshja me SHBA për helikopterët “Black Hawk”. “Jam e lumtur që kemi finalizuar marrëveshjen me SHBA për helikopterët “Black Hawk”, ndërkohë që investimi i NATO-s në Kuçovë, do krijojë mundësi të reja për pilotët dhe teknikët tanë”, thekson Xhaçka.

Shumë shpejt, bën të ditur ajo, do të kemi edhe sistemin tonë të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore shqiptare. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Pritet një tjetër verë e thatë për vendin
Artikulli tjetër1.6 miliardë lekë fonde buxhetore për fermerët dhe sipërmarrësit ruralë