Ballina Flash

Foto/ Shahini dhuron libra për bibliotekën e vogëlushëve “Zyber Hallulli”

TIRANË, 23 prill /ATSH/ – Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka pasuruar bibliotekën e vogëlushëve të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë.

“Pas yjeve dhe fëmijëve, çka i jep bukuri botës, është libri”, ka thënë ministrja ndërsa ka zgjedhur që në ditën ndërkombëtare të librit të dhurojë tituj të rinj librash për bibliotekën e vogëlushëve “Zyber Hallulli”. Sipas saj, kjo qendër rezidenciale është ndër të paktat vende ku mund t’i gjesh bashkë yjet, fëmijët dhe librin.

“Dhe Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” është ndër të paktat vende ku mund t’i gjesh të tria bashkë. Ndaj menduam që Dita Ndërkombëtare e Librit ta gjente të pasuruar me tituj të rinj bibliotekën e vogëlushëve”, – ka theksuar Shahini ndër të tjera.

Gjatë vizitës së saj, ajo ka takuar fëmijët dhe është njohur me ambientet e leximit të tyre. /z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMars, eksportet me Maqedoninë e Veriut u rritën me 200 milionë lekë
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare e Librit, Rama lexon Kadarenë për të rinjtë