Ballina Flash

Dita Ndërkombëtare e Librit, Rama lexon Kadarenë për të rinjtë

TIRANË, 23 prill/ATSH-Maela Marini/ Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Kryeministri Edi Rama zgjodhi të sjellë pasazhe nga Kadare, në një maratonë leximi të organizuar në ambientet COD.

Libri, tha Rama, na bën të dallojmë nga njëri-tjetri dhe speciet e tjera.

Kryeministri u ndal te koha ku jetojmë, ku libri kërcënohet nga instrumentet e tjerë të komunikimit që janë shumë të rrjedhshëm, të shpejtë e tërheqës.

Por sipas tij, “ato nuk e zëvendësojnë dot kurrë librin tek njeriu dhe nuk e bën dot kurrë njeriun, ashtu siç e bën libri”.

Kryeministri zgjodhi për të lexuar një fragment nga libri i Kadaresë “Mëngjeset në kafe Rostand”, ndërsa ftoi të rinjtë e pranishëm në këtë aktivitet që ta lexojnë librin nga fillimi deri në fund.

“Është një përmbledhje e një sërë reflektimesh mbi copëza të caktuara që nuk kanë lidhje e njëra-tjetrën, por që në tërësinë e tyre të japin kënaqësinë e të qenit lexues librash.  Është zgjedhja juaj nëse do të vazhdoni të lexoni më tutje, pas asaj pjesë që unë ndava sot me ju”, – u tha Rama nxënësve të shkollës “Faik Konica”./j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Shahini dhuron libra për bibliotekën e vogëlushëve “Zyber Hallulli”
Artikulli tjetërBRUKSEL – Juncker këmbëngul në miratimin e Brexit