Ballina Aktualitet

Presidenti Meta pranon Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Gjeorgjisë

TIRANË, 16 prill /ATSH – Megi Zonja/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga ambasadori i ri i Gjeorgjisë, George Janjghava. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe nënvizoi nevojën e konkretizimit dhe intensifikimit të tyre, në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të ndërsjellë.

Duke vlerësuar hapësirat që ka krijuar lëvizja pa viza e qytetarëve në të dy vendet, Presidenti Meta, nënvizoi interesin për të nxitur në mënyrë të veçantë bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe të shkëmbimeve kulturore. Ndërsa, duke u ndalur në çështjet e sigurisë, Presidenti Meta shprehu mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë dhe vlerësoi kontributin e saj në kuadër të operacioneve dhe misioneve të NATO-s, si dhe përparimin në kuadër të bashkëpunimit me Aleancën.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVotimi i Holandës për vizat, MEPJ: Nuk ndryshojnë rregullat e lëvizjes drejt vendeve Shengen
Artikulli tjetërDurrës/ ISHP takime informuese dhe sensibilizuese për autizmin