Durrës/ ISHP takime informuese dhe sensibilizuese për autizmin

TIRANË, 16 prill/ATSH/ – Instituti i Shëndetit Publik gjatë muajit prill, i cili është edhe muaji i ndërgjegjësimit për autizmin, do të zhvillojë disa aktivitete për rritjen dhe sensibilizimin për këtë çështje, te profesionistët e shëndetësisë, stafe të institucioneve arsimore/edukative, komunitete, etj.
Sot, Sektori i Shëndetit Mendor në Departamentin e Promocionit Shëndetësor i Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë dhe bashkinë Durrës, organizuan një takim informues/sensibilizues me edukatore të kopshteve dhe çerdheve të këtij qyteti. ISHP bën me dije se “duke patur informacion, edhe kontributi në identifikimin, por edhe në referimin e rasteve të dyshuara do të jetë më i lartë”.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.