Ballina Flash

Publikohen pamjet e para të filmit të ri “Mbreti Luan”

TIRANË, 13 prill /ATSH/ – “Mbreti Luan” do të rikthehet në kinematë botërore me një version të ri, me regjisor Jon Favreau dhe tani “Disney” publikoi edhe pamjet e reja të këtij projekti.

Vendimi i “Disney”-t për të vazhduar me filmat e saj të animuar, është përshëndetur nga shumë prej fansave në mbarë botën.

Regjisori Jon Favreau u përzgjodh për këtë film pas suksesit të madh të filmit “Libri i Xhunglës”.

“Mbreti Luan” është publikuar për herë të parë më 1994-ën, ndërsa 25 vite më vonë, më 19 korrik do të vij filmi i radhës.

/a.a/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDelegacioni i Policisë Gjermane vlerëson punën dhe arritjet e Policisë së Shtetit
Artikulli tjetërLONDËR – Një grup parlamentarësh britanikë kërkojnë ekstradimin e Assange në Suedi