Ballina Flash

Rritja e parametrave të sigurisë, 71 të proceduar në 24 orët e fundit

TIRANË, 11 prill /ATSH – A. Fortuzi/ – Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, nga të cilët, 11 janë të arrestuar në flagrancë, 57 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 janë të ndaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, në qarkun Elbasan, ku autori procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, 3 raste të “Kanosjes”, 1 rast në qarkun Durrës dhe 2 raste në Lushnjë, ku autorët procedohen në gjendje të lirë.

4 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje”, 2 raste në qarkun Tiranë, 1 rast në Durrës dhe 1 rast në Elbasan, me 6 autorë që procedohen në gjendje të lirë.

3 raste të “Dëmtimeve të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët procedohen në gjendje të lirë, 1 rast në Kukës, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 raste të “Dhunës në familje”, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 4 kërkesë – padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.

Në fushën e “Vjedhjes së pronës” janë evidentuar 15 raste, konkretisht: 2 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, 1 rast në Elbasan dhe 1 rast në Kukës, ku autorët procedohen në gjendje të lirë dhe 9 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të “Ndërtimit pa leje”, 1 rast në qarkun e Tiranës dhe 1 rast në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë arrestuar 7 persona për “drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”. Është evidentuar 1 drejtues mjeti i pa pajisur me leje drejtimi, i cili po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të ‘’Vjedhjes së energjisë elektrike”, 1 rast në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 3 raste në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, konkretisht: 4 në Rinas, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 në Sarandë, ku autorët janë ndaluar.

Në fushën e “Shkatërrimit të pronës” janë evidentuar 2 raste në qarkun Elbasan, 1 rast ku autori procedohet në gjendje të lirë dhe 1 rast, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Është evidentuar edhe një rast i “Prishjes së qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, ku janë arrestuar 2 persona dhe 6 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtimit të tokës’’, në qarkun Elbasan, ku autori procedohet në gjendje të lirë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPerimetri i sigurisë në Rinas, Meta i kërkon informacion shefit të Shtabit të Përgjithshëm
Artikulli tjetërIl Sole 24 Ore: Shqipëria destinacioni i dëshiruar në çdo stinë