Ballina Bota

BERLIN – Shuhet nëna e Merkelit

BERLIN, 11 prill /ATSH-AFP/ – Herlind Kasner, nëna e kancelares gjermane, Angela Merkel ndërroi jetë, bën të ditur një zëdhënës i qeverisë gjermane, duke konfirmuar një informacion të medias.

“Herlind Kasner, e ëma e kancelares vdiq’’, bën të ditur burimi, por pa dhënë detaje për shkakun apo datën e vdekjes.

Ish-mësuesja e gjuhës latine dhe angleze me një profil të rezervuar dhe e afërt me kancelaren, me shumë mundësi ka ndërruar jetë në fillim të prillit në moshën 90 vjeçare, sipas së përditshmes ‘’Bild’’ dhe revistës ‘’SuperIllu’’.

Ceremonia mortore do të kryhet në Templin, qytet në landin e Brandeburgut (lindje), sipas ”SuperIllu”, që nuk jep datë.

Në këtë qytet të ish-RDGJ-së komuniste Merkel kaloi vitet të para të fëmijërisë./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Koncesionari kinez kaloi limitet, nuk përmbushi masat e sigurisë në Rinas
Artikulli tjetërShqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për çeljen e negociatave, asnjë justifikim për ata që e pengojnë