Ballina Bota

IZRAEL – Koalicioni i Netanyahut fiton zgjedhjet

TEL AVIV, 10 prill /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu ka fituar një mandat të ri parlamentar, pas numërimit të 97% të votave.

Partia ”Likud” e Netanyahut dhe partia e ashtuquajtur ”Blu e Bardhë” e Benny Gantz kanë marrë nga 35 vende secila si parti.

Por, koalicioni i krahut të djathtë të kryeministrit ka aktualisht 65 vende nga 120 në Knesset dhe kjo lejon që ai të ketë një shumicë qeverisëse.

Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, të dy liderët, Gantz dhe Netanyahu e quanin veten fitues./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10.4.2019
Artikulli tjetërFinancohen për herë të parë Ndërmarrjet Sociale, MSHMS shpall procedurat për aplikim