Ballina Flash

Haradinaj uron Ditën e Kushtetutës

PRISHTINË, 9 prill /ATSH/ – Kryeministri Ramush Haradinaj uron sot Ditën e Kushtetutës, 9 Prillin, në 11 vjetorin e miratimit të aktit më të lartë juridik të shtetit në Kuvendin e Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës, kanë shkruar kapitujt e një Kushtetute moderne, me forcën e vullnetit të shprehur lirshëm, me të cilën normojnë të drejtat dhe obligimet në barazi”, shprehet ai.

Njëmbëdhjetë vjet më parë, thekson Haradinaj, përmes aktit më të lartë juridik-politik, u vulos Kosova si shtet i pavarur e sovran, një demokraci sovrane e shumetnike, e re në moshë, liberale në ide dhe Perëndimore në frymën e saj.

“Kushtetuta e Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë, mbi parimet e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë. Urime Kosovë Dita e Kushtetutës!”, tha Haradinaj. /e.malaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova dhe Portugalia, bashkëpunim në fushën e arsimit
Artikulli tjetërSHBA – Eric Swalwell një tjetër kandidat presidencial demokrat