SHBA – Eric Swalwell një tjetër kandidat presidencial demokrat

UASHINGTON, 9 prill /ATSH-AFP/ – Deputeti demokrat, Eric Swalwell, një kritik i ashpër i presidentit republikan, Donald Trump njoftoi të hënën kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 2020.

Swalwell, 38 vjeç, përfaqësues i Kalifornisë në Dhomën e Përfaqësuesve në Uashington bëri publik lajmin e kandidaturën e tij gjatë emisionit ”The Late Night Show” në televizionin CBS.

Ai është anëtari i 18-të i Partisë Demokrate, tashmë pjesë e garës presidenciale në përpjekje për të sfiduar Donald Trump, i cili kërkon një mandat të dytë në 2020.

”Deri më tani kam bërë shumë, por mund të bëj edhe më tepër”, u shpreh Swalwell, i cili merr pjesë në dy komisione të Dhomës së Përfaqësuesve, ai i shërbimit sekret dhe i çështjeve gjyqësore.

”Prej gjashtë vitesh jam pjesë e Kongresit. Unë kam mbrojtur vendin tim që nga komisioni i shërbimit sekret në një moment kur demokracia ishte vërtetë në vështirësi”, përfundoi ai./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.