Ballina Bota

HAPËSIRË – Zbulohet fragmenti i një planeti të mbijetuar

LONDËR, 7 prill /ATSH-ANSA/ – I ka mbijetuar një katastrofe dhe vazhdon të udhëtojë në një lloji varreze kozmike duke lënë pas krahëve një hije gazi. Është fragmenti i një planeti që i ka shpëtuar vdekjes së yllit të tij dhe që është i pasur me metale të rënda.

Ky zbulim, i publikuar në revistën “Science” dhe i financuar nga Këshilli Europian për Kërkimin (ERC), është realizuar nga grupi ndërkombëtar i shkencëtarëve të koordinuar nga universiteti britanik i Uaruikut.

Ky fragment planeti, i vëzhguar duke përdorur Teleskopin e Madhe të Kanarieve, ndodhet 410 vite dritë larg Tokës duke i mbijetuar kataklizmës që u shkaktua nga vdekja e yllit të saj, një yll xhuxh i bardhë që quhej SDSS J122859.93+104032.9.

Në fakt, më të jashtëzakonshme këtë mbijetesë e bën orbita e tij shumë afër yllit sa që kryen një rrotullim çdo dy orë.

Ky zbulim ishte i mundur falë një teknike analizimi spektroskopik që mundësoi identifikimin e vijës së gazit të lënë nga planeti dhe variacionet e dritës së lëshuar nga sistemi ku ndodhet planeti. Kjo është hera e parë që zbulohet një trup i ngurtë në orbitë rreth një ylli xhuxh të bardhë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Bild” zbulon gjendjen e Schumacherit
Artikulli tjetërBasha: 100 milionë euro subvencione në vit për fermerët