“Bild” zbulon gjendjen e Schumacherit

TIRANË, 7 prill/ATSH/ – Një skuadër e specializuar, e përbërë nga 10 ekspertë për rehabilitimin, mes fizioterapistëve, infermierëve dhe shoqërues, të cilët po ndihmojnë familjen e Michael Schumacher në kurimin e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1

Në një shkrim të publikuar të dielën nga prestigjiozja “Bild”, me titull “Kështu jeton Schumacher”, pasqyrohet jeta e ish pilotit të “Ferrarit”, i cili pesë vite më parë pësoi një aksident të rëndë në dëborën e Meribel, në Francë. Shumacher gjithashtu është dhe pran 50-vjetorit të tij.

“Zyra e vjetër e Schumacherit është kthyer në një dhomë spitali, me të gjitha mjetet e nevojshme për kurimin e Michaelit”, shkruan gazeta.

“Asgjë nuk është lënë pas dore, për të nxitur një shërim sa më të shpejtë të gjermanit”, vijon shkrimi.

Ajo që bije në sy në shkrim dhe në metodat e përdoruara është fakti se mes kurave të tjera, Schumacherit i vendoset në sfodn zhurma e motorit të Ferrarit të tij, teksa pyetjes se si ndodhet ai pesë vite pas aksidentit, nuk ka një përgjigje të shkurtër.

“Ka një arsye të fortë se përse Schumacher pesë vite pas aksidentit nuk ka pasur mundësi të shfaqet në publik”, vijon shkrimi

Sipas neurologut, Max-Plank Institut, Tobias Bonhoffer problemi Schumacherit është fakti se dëmtimi i sistemit nervor në zonën e trurit apo palcës kurrizore nuk janë të riparueshme. Kjo është diferenca mes qelizave nervore në tru dhe në të gjithë pjesën tjetër të trupit. Pasi në pjesët e tjera të trupit, në lëkurë, mëlçi, ku ky test nervor rigjenerohet, ose të paktën janë qeliza të tjera që marrin rolin e qelizave të dëmtuara. Por në tru, apo palcë kurrizore nuk ka sasi të mjaftueshme qelizash për të zëvendësuar punën e të tjerave”, shpjegon Tobias Bonhoffer.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.