Ballina Bota

BERLIN – Oettinger: Marrëveshja e Prespës shumë e rëndësishme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

BERLIN, 7 prill /ATSH-ANA/ – Marrëveshja e Prespës ishte e shkëlqyer, deklaroi sot eurokomisioneri për Buxhetin, Gunther Oettinger në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve, ANA.

“Cipras bëri diçka historike. Marrëveshja e Prespës është një garanci për një marrëdhënie të thellë dhe paqësore”, deklaroi Oettinger në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Agjencive Europiane të Lajmeve, ku ai ishte i ftuar special.

I pyetur nëse Marrëveshja e Prespes mund të shërbejë si shembull për zgjidhjen e konflikteve të tjera rajonale, Oettinger u përgjigj se “nuk ka shumë konflikte rajonale, ndoshta vetëm ai i Qipros”.

”Normalizimi i marrëdhënieve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut ishte shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Oettinger.

“Unë isha edhe në konferencën ndërkombëtare të Mynihut për Sigurinë ku dy kryeministrat, Cipras dhe Zaev u nderuan me çmimin ‘Ewald von Kleist’, një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë Europën”, shtoi eurokomisioneri për Buxhetin, Gunther Oettinger./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – “Game of Thrones”, seriali i të gjitha rekordeve
Artikulli tjetërRUSI – Takim Putin-Erdogan, në fokus sistemi raketor S-400